“Pse liberalizimi?" Berisha: Liria në rrezik, Qeveria organizatë kriminale

Në ceremoninë e promovimit të librit “Pse Liberalizimi” të autorit Tom Palmer, ish-kryeministri Sali Berisha, rezervoi akuza të ashpra ndaj Qeverisë, duke theksuar se ka të gjithë komponentët e një organizate kriminale. Berisha tha se mjerisht sot ndjeshmëria ndaj këtij rreziku është e ulët.  “Pse Liberalizmi”  është botimi me 33 ese i autorit Tom Palmer që vjen për lexuesit shqiptarë me një renditje të qartë të arsyeve se përse duhet luftuar për liritë.“Pse Liberalizimi?” është botimi me 33 ese i autorit Tom Palmer që vjen për lexuesit shqiptarë.Botimi sjell një përmbledhje rrëfimesh të autorëve të ndryshëm, të cilët shpjegojnë pse duhet të luftojmë për liritë tona.Autori gjerman i mëshon lirive, duke vlerësuar Qeveritë me orientim liberal, duke apeluar se nëqoftëse  liritë  merren, vështirë që të fitohen sërish.Palmer: Liberalizimi bazohet në principe që realisht funksionojnë. Arsyeja e këtij libri ishte shumë e thjeshtë: Ka shumë libra për liberalizimin nga Adam Smith deri tek Kushtetuta e liberalizimit dhe shumë të tjerë.Por ajo që mungon është diçka e shkurtër dhe e qartë, idetë e liberalizimit janë të thjeshta, të gjithë mund ti kuptojnë. Kanë të bëjnë me respektin ndaj njerëzve, të jetuarit në paqe pa përdorur forcën, përkushtimin ndaj mendjes më shumë se dhunës.Dhe njerëzit e mirë mund të krijojnë makthe për shkak të veprimeve të paqëllimshme të tyre. Ne kemi parë që ndodh shpesh dhe kemi rastin e Venezuelës.Dhe njerëzit me qëllime të mira nga të moskuptuarit e gjërave mund të krijojnë jo parajsën por ferrin në tokë.Në ceremoninë e promovimit të librit mori pjesë dhe ish-kryeministri Sali Berisha. i cili tha se pas rënies së komunizmit, Shqipëria për vite u shndërrua në platformë për liri.Berisha: Ky Kryeministër përdor bandat, Qeveria shqiptare me kuptimin më absolut të fjalës është sot një organizatë kriminale.Berisha, tha se sot në vend nuk ka ndjeshmëri ndaj rrezikut që i kanoset vendit nga bandat kriminale, por ftoi të rinjtë që të jenë më të ndjeshëm ndaj dhunimit të lirive të tyre.