Deputetja: Ju rrëfej momentin kur erdhi mesazhi kërcënues ndaj Blushit
Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi thotë se ishte dëshmitare kur deputetit Ben Blushi i erdhi një mesazh kërcënues nga kryebashkiaku i Kavajës.Sipas saj, ishte një mesazh rrëqethës dhe një fjalor i rëndë.Mesazhin kërcënues, Blushi e denoncoi dje në Parlament. Hafizi: Jam dëshmitare e çasteve të para të mbërritjes së sms së kryebashkiakut të Kavajës në telefonin e deputetit Blushi. Ishte një mesazh rrënqethës për nga guximi që të kërcënohet hapur një deputet, nga motivi politik i kërcënimit për shkak të detyrës së deputetit, nga fjalori i rëndë shokues. Nuk ka pasë asnjë komunikim personal mes deputetit dhe kryebashkiakut, siç u pretendua nga kryetari i grupit parlamentar PS. Si nuk pyeti dikush nga pushteti se çfarë përmban ai mesazh? Si ka mundësi që dje në parlament dhe sot i gjithë pushteti po mbron kërcënuesin? Po nxisin kërcënime të tjera? Po inkurajojnë vazhdimin e dhunës?
Ben Blushi ia thotë në sy Ramës: Po mbron llumin e Shqipërisë, Elvis Rroshi më kërcënoiElvis Rroshi nuk pendohet për mesazhin ndaj Blushit: Më ka ardhur në maje të hundës/ORa News/