Përplaset me autobusin me studentë, humb jetën drejtuesi i furgonit
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plasjen e tre të tjerëve është shënuar pak pas mesditës së sotme në aksin rrugor Fier-Vlorë, në fshatin Levan.Një furgon mallrash është përplasur me një autobus që transportonte studentë nga Vlora për në Fier.Policia informon se "më datën 20.05.2016, ora 13:40, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në Levan, është përplasur mjeti tip Furgon me targa Vl 6174 C me drejtues shtetasin Y.Gj, 60 vjeç, banues në Vlorë, me mjetin tip Autobuz me targa FR 6184 D me drejtues shtetasin B.S, 50 vjeç, banues në Fier".Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen drejtuesi furgonit, shtetasi Y.Gj. Ai humbi jetën gjatë transportimit për në spitalin e Fierit.Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dhe tre studentë. Policia thotë se pasi morën mjekim në spitalin rajonal Fier, ata janë larguar në banesat e tyre.Në autobus ndodheshin 13 studentë të cilët ktheheshin në Fier pas përfundimit të shkollës. Si pasojë e aksidentit, në aksin Fier-Vlorë pati bllokimit të trafikut përreth një orë.Ora News ju sjell pamjet nga aksidenti të cilët erdhën në redakisë nga lexuesit e saj. Grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.[caption id="attachment_750846" align="alignnone" width="600"]
Ne foto: Furgoni i perplasur[/caption] [caption id="attachment_750845" align="alignnone" width="600"]
Ne foto: Autobusi i permbysur[/caption] [caption id="attachment_750834" align="alignnone" width="581"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi aksidenti[/caption][caption id="attachment_750824" align="alignnone" width="600"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi aksidenti[/caption]