Arrestohen shqiptarët, akuzohen se grabitën qendrën e basteve

Policia italiane e qytetit të Leces ka arrestuar dy shqiptarë, Emiljano Shametaj 29 vjec e Erjon Shametaj 28 vjec me akuzën e grabitjes.Pak ditë më parë dy kushërijtë shqiptarë kishin vjedhur 2000 euro në një qëndër bastesh Eurobet në qytetin e Lecces.Grabitja u krye pasi dy shqiptarët, për të shmanguar alarmin e sigurisë që do të aktivizohej automatikisht kishin hapur një vrimë në murin që lidhte qëndrën e basteve me supermerkatën pranë.Telekamerat e sigurisë brenda ambienteve të qëndrës së basteve kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve.Në video shfaqet shqiptari Emiljano Shametaj që me anë të një carje në murin lidhës me supermakatën  futet në qëndrën e basteve Eurobet duke grabitur 2000 euro.Në banesën e Emiljano Shametaj policia italaine ka gjetur bashkëpunëtorin e këtij krimi, kushëririn Erjon Shametaj si dhe materialet e pëdorura për të kryer grabitjen. Emiljano Shametaj e  Erjon Shametaj /Oranews.tv/