Rreziku i terrorizmit, Franca zgjat gjendjen e jashtëzakonshme për herë të tretë
Franca do të jetë në gjendje të jashtëzakonshme deri me 25 korrik. Parlamenti francez ka votuar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për herë të tretë që pas sulmeve të nëntorit në Paris. Vendimi lidhet edhe me aktivitetet sportive që nisin së shpejti në Francë, siç është “UEFA 2016” , Kampionati Evropian dhe Tour de France. Autoritet siguruan mbarëvajtjen e tyre.Parlamenti francez ka votuar për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakosnhme në vend edhe për dy muaj të tjerë nga 25 maji deri më 25 korrik. Me 46 vota pro dhe 20 kundër, dhoma e ulët e parlamentit votoi pro zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme një javë pasi u miratua nga Dhoma e Lartë e Senatit.Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve tha se Franca ka zbuluar shtatë komplote e sulme terroriste dhe ka hetuar apo arrestuar mbi 400 persona që prej të shtënave në redaksinë e revistës satirike “Sharli Hebdo” në janar të 2015."Kërcënimi terrorist mbetet në një nivel të lartë. Franca, ashtu si edhe Bashkimi Evropian, mbeten objektiv," tha Cazeneuve.Zëdhënësi i Komitetit Gjyqësor Pascal Popelin tha se zgjatja e gjendjes së emergjencës synon gjithashtu sigurinë gjatë kampionatit të “UEFA 2016” dhe gjatë ndeshjeve të Kampionatit Evropian që nis në mes të qershorit, por edhe Tour de France që nis nga 2 korriku dhe mbaron me 24 të po atij muaji."Ne nuk duam të anullojmë këto dy ngjarje , por nga ana tjetër marrim përgjegjësinë për të siguruar mbarëvajtjen e tyre”, tha ai.Franca vendosi gjendjen e jashtëzakosnhme pas sulmeve të 13 nëntorit të vitit të shkuar që goditën Parisin dhe që humben jetën 130 persona. Kjo ështe hera e tretë që Franca vendos zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme.