I shton një 2 dhe përfiton 29 mijë metra katrorë në Palermo- Himarë, historia e falsifikimit
Prokuroria e Vlorës urdhëroi sot sekuestro preventive të një sipërfaqeje toke 20 mijë metra katrorë, në zonën e Palermo-Himarë, pasi dyshohet se është përfituar nga Vasil Rrapo nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar .Prokuroria ka nisur hetimin në bazë të kallëzimit të disa shtetasve , të cilët kanë dokumentacionin e trashëgimisë së ligjshme mbi pronën.Në bazë të hetimit, Prokuroria ka konstatuar se Rrapo ka përfituar tokë në baze të ligjit 7501 një sipërfaqe prej 9582 m2.Por, në Hipotekën e Vlorës, sipërfaqja e tij rezulton 29.582 m2. Prokuroria ka bërë veprimet e nevojshme hetimore, nga ku ka rezultuar se është fallsifikuar dokumenti për marrjen e tokës, në të cilin është shtuar numri “2” përpara shifrës së sipërfaqen reale, duke e shndërruar pronësinë e shtetasit Vasil Rrapo nga 9582 m2 në 29.582 m2" thuhet në njoftimin e prokurorisëTjetersimi i pronesNë vijim, Prokuroria e Vlorës ka konstatuar se pjesa më e madhe e kësaj sipërfaqe, e cila është regjistruar në ZVRPP në emër të shtetasit është tjetërsuar, duke u shitur te persona të tretë ose duke u dhuruar.Prokuroria e Vlorës, Njësia Task-Force, ka konstatuar gjithashtu se pjesa e pasurisë së tjetërsuar i përket asaj sipërfaqe toke, e cila dyshohet se është përfituar nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar. Aktualisht, shtetasi Vasil Rrapo ka në pronësi pjesën e tokës, e cila i është njohur që në vitin 1991, në zbatim të ligjit nr.7501, “Për tokën”.Në këto kushte, Prokuroria e Vlorës ka kërkuar në Gjykatë vendosjen e sekuestros preventive për 20.000 m2, e cila është pjesa e sipërfaqes, e dyshuar si e përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Rrapo dhe që më pas u është shitur personave të tjerë.
Ora News.tv