Vajzat e rrëmbyera, Shpëtohet nxënësja e dytë nga Boko Haram
Shpëtohet një tjetër vajzë nga duart e militantëve të grupit terrorist Boko Haram në Nigeri. Kjo është vajza e dytë që kthehet në shtëpi, teksa mbi 200 të tjera janë ende të rrëmbyera nga Boko Haram. Guvernatori i shtetit Borno tha se ushtria ka përpiluar një plan për të ndërhyrë në një fortesë të Boko Haram në një përpjekje për të shpëtuar vajzat e mbetura.Është gjetur një tjetër vajzë nga mbi 200 në total të rrëmbyera nga militantët e grupit terrorist Boko Haram në Cibuk të Nigerisë dy vjet më parë. Kjo është vajza e dytë që shpëtohet, pasi dy ditë më parë një tjetër u arrit të shpëtohej nga ushtria vendase në bashkëpunim me një grup të shoqërisë civile. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i ushtrisë nigeriane Sani Usman, teksa ka publikuar edhe foto të vajzës së dytë të shpëtuar. Vajza është shpëtuar në orët e vona të natës teksa sot ajo ndodhet në spital ku po u nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.Vajza e parë e shpëtuar Amina Ali Darsha Nkeki kishte lindur një fëmijë gjatë kohë që ishte e rrëmbyer, i cili ishte katër muajsh dhe bashkë me të ishte një burrë i identifikuar si Mohammed Hayatu. Ky i fundit, i dyshuar si militant i Boko Haram u arrestua nga autoritet vendase edhe pse u shpall si bashkëshort i vajzës.Boko Haram ka rrëmbyer në total 276 vajza nga shkolla e tyre në Chibok, në verilindje të Nigerisë në prill 2014, si pjesë e një kryengritje shtatëvjeçare për të krijuar një shtet islamik në veri. Rreth 15.000 njerëz janë vrarë dhe më shumë se dy milionë janë zhvendosur. Guvernatori i shtetit Borno tha se ushtria ka përpiluar një plan për të ndërhyrë në një fortesë të Boko Haram në një përpjekje për të shpëtuar vajzat e mbetura.