Bombë apo kamikaz? Hija e terrorizmit pas tragjedisë së avionit
Çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit? Kjo është ende pyetja e madhe pa përgjigje.Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin dy vendet e para që folën për mundësinë e një bombe në avionin e kompanisë Egypt Air, Egjipti ka hedhur dyshimet e tij se pas ngjarjes së rëndë fshihet terrorzimi, por gjithsesi, deri tani, motivet që shkaktuan rënien e avionit mbeten mister.Tre hipotezat më të besueshme janë rrëzimi si pasojë e një defekti, si pasojë e një bombe në bord, ose si pasojë e një sulmi kamikaz.Hija e terrorizmit u përforcua më shumë pas deklaratës së Ministrit Egjiptian të Aviacionit Sherif Fatih."Nuk përjashtojmë asnjë pistë", tha presidenti francez Holande, kurse inteligjenca ruse e mbështetur edhe nga amerikanët mendojnë se në bordin e avionit ka pasur një bombë.Megjithatë, Shtetet e Bashkuara bënë një hap pas duke u shprehur nëpërmjet zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest se është ende herët për të folur për shkaqet e tragjedisë.Gjithsesi, kërkimet masive në mesdhe për të gjetur gjurmë të mjetit fluturues kanë hyrë në ditën e dytë sot.Njësitë ushtarake greke, egjiptiane, franceze dhe britanike janë pjesë e operacioneve pranë ishullit Karpathos të Greqisë.Fluturimi me numër MS804 ishte rrugës nga Parisi në Kajro me 66 pasagjerë, përfshirë ekuipazhin, kur u zhduk nga radarët në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Autoritet greke deklaruan se avioni ka bërë dy kthesa të forta menjëherë sapo ka hyrë në hapësirën ajrore egjiptiane.Shumica e personave ishin nga Egjipti dhe Franca, teksa Britania kishte vetëm një shtetas të saj.
/Oranews.tv/