Mësuesja nga Cërriku sjell nxënësit në Tiranë të ankohen për mësuesit e tjerë

Shfrytëzon nxënësit e klasës së saj në kujdestari për tu vënë kundër mësuesve të tjerë.Arrin deri aty sa mësuesja 57 vjeçare, nxit nxënësit e klasës së saj të V të shkollës 9-Vjeçare “7 Marsi” në Cërrik për të udhëtuar me taksi drejt Tiranës për të bërë denoncim në një televizon kundër një mësueseje tjetër.Historia vijon pasi nxënësit tregojnë se kishin udhëtuar drejt Tiranës pa dijeninë e prindërve.Një ditë më pas, sot, policia ndalon mësuesen Mjaftoni Ago."Ndalimi i saj u bë nga efektivat e policisë, pas njoftimit të bërë në median vizive si dhe pas kallzimit të bërë nga shtetasi I.H, 50 vjeç, banues në Cërrik.Kjo shtetase, duke qenë kujdestare në shkollën 9-vjeçare “7 Marsi” Cërrik dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke nxitur nxënësit e klasës së pestë A që të shkonin për tu ankuar pranë studios ..... për problemet me mësuesit e kësaj shkolle" informon policia e Elbasanit/Oranews.tv/