Një autobot me 25 ton alkool etilik përmbyset në Gërdec
Një aksident i frikshëm që mund të merrte përmasat e një tragjedie u shënua mbrëmjen e së enjtes pranë nën kalimit të Vorës.Një autobot, i cili sipas raportimeve të para dyshohet se transportone rreth 25 tonë alkool etilik u përmbys pranë vendit të quajtur "Tetëshi i Vorës".Ngjarja rrezkioi të shndërrohej në e rrezikshme pasi nga autoboti u shënua rrjedhje alkooli, gjë e cila mund të shkaktonte shpërthim.Për të shmangur çdo rrezik, policia krijoi një perimetër të gjërë sigurie ndërsa u raportua edhe për disa evakuime.Në vendngjarje shkuan dy makina zjarrfikëse të cilat derdhën ujë herë pas herë mbi autobotin me alkool për të evituar rrezikun e krijimit të shkëndijave. Përmes një njoftimi paraprak, policia e Tiranës tha se përmbysja e autobotit ka ndodhur si pasojë e një manovrimi të gabuar nga drejtuesi që është shtetas bullgar.Sipas bluve të Tiranës mjeti me targa bullgare PB6840PA është futur në nënkalim për të ikur në veri të vendit.Për të shmangur rrezikun në vendngjarje u raportua dhe prania e forcave të emergjencave civile dhe ekspertëve të ushtrisë.Policia e Tiranës:Më datë 19.05.2016, rreth orës 20:45, tek nën kalimi i Vorës, në vendin e njohur si tetëshi i Vorës, një autobot me alkool etilik, me targa Bullgare PB6840PA, me drejtues një shtetas Bullgar, është futur në nënkalim për të ikur në veri të vendit. Si pasojë e një manovrimi të gabuar nga drejtuesi i autobotit është përmbysur. Në vendngjarje janë forcat e policisë, zjarrfikëset dhe shërbime të emergjencave civile. Po kryen veprimet.[caption id="attachment_750781" align="alignnone" width="600"]
Autoboti me 25 ton alkool etilik sot në mëngjes vazhdonte të ishte aty ku u përmbys[/caption]
https://www.youtube.com/watch?v=5SbBw0iJKCg/Ora News/