Gjykata Kushtetuese pezullon aktivitetet zgjedhore në Maqedoni

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë ka pranuar të debatojë nismën e BDI-së për vlerësimin e Kushtetushmërisë të vendimit për shpërndarjen e Kuvendit të Maqedonisë, më 18 janar.Gjykata gjithashtu ka vendosur që deri në vendimin përfundimtar të pezullojë të gjitha aktivitetet zgjedhore.Vendimi është miratuar me konsesus mes 9 anëtarëve të gjykatës. Gjykata vendimin për të debatuar për këtë nismë e ka arsyetuar me ndjeshmërinë e situatës në të cilën ndodhet Maqedonia.Një nismë të tillë ajo e kishte hedhur poshtë në muajin janar me arsyetimin se nuk ka bazë ligjore meqë vendimi, sipas saj, ishte në përputhje me Kushtetutën.Nisma e Bashkimit Demokratik për Integrim ka pasuar vendimin e VMRO-DPMNE-së, së Nikolla Gruevkit që e vetme të shkojë në zgjedhjet e 5 qershorit.