Videoskandali, reagon Ambasadori Donald Lu: E rëndë dhe skandaloze

Për skandalin e ish-kryetarit të bashkisë së Dibrës publikuar në Ora News reagoi sot edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu që e konsideroi një krim skandaloz. Gjatë një takimi në bashkinë e Fierit, Lu zgjodhi të përcjellë për të gjithë kryebashkiaktë mesazhin që t'u shërbejnë qytetarëveTirane- I tronditur nga video që u transmetua në emisionin "Të Paekspozuarit" në Ora News ambasadori amerikan Donald Lu e cilëson krim skandaloz aferën seksuale ku u përfshi ish-kryetari i bashkisë së Dibrës, Shkuri Xhelili, duke ofruar një vend pune.Ndërsa këtë reagim e përcolli në gjuhën shqipe gjatë takimit që zhvilloi në bashkinë e Fierit ambasadori amerikan zgjodhi të flasë në anglisht për të qënë më i saktë  në mesazhin e tij për të gjithë kryebashkiakët.Donald Lu: Mendoj se në ditën e sotme, në një ditë kur Shukri Xhelili është arrestuar në Dibër për një krim skandaloz që kryetarët e bashkisë në Shqipëri të tregojnë një menaxhim dhe qeverisje të mirë të bashkive që ata përfaqësojnë.Për këtë arsye ne jemi të kënaqur që kemi mundësinë të jemi në partneritet me bashkinë e Fierit përmes programit tonë të qeverisjes vendore për të përmirësuar shërbimet që i ofrohen qytetarëve nga ana e bashkisë.Deklaratat e ambasadorit amerikan Lu, u bënë gjatë një takimi në bashkinë e Fierit, ku i shoqëruar nga drejtori I USAID-it, u  njoh me resurset turistike e ekonomike të njësisë vendore.Videoskandali u publikua mbrëmjen e djeshme në emisionin "Të Paekspozuarit" në Ora News, ambasadori Donald Lu tha se kryebashkiakët duhet të jenë të përgjegjshëm në kryerjen e detyrës për të cilën janë votuar.https://www.youtube.com/watch?v=4cndy3fjWwE/Oranews.tv/