Spahiu: Kryeministri të kërkojë falje që propozoi Xhelilin kryetar bashkie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2016, 11:36
Deputeti i LSI, Përparim Saphiu për mikrofonin e Ora News kërkoi nga kryeministri Edi Rama që të kërkojë ndjesë publike që ka propozuar për kryetar bashkie Shukri Xhelilin.Përparim Spahiu: Ajo që dua të theksoj se fakti që është shkakruar duhet të shoqërohet edhe me një kerkesë falje nga ata që e propozuan një kandidaturë të tillë për popullin e Dibrës, kryeministri dhe të gjithë ata që e propozuan.Përparim Spahiu është një prej deputetëve të LSI në Dibër, i cili pak muaj më parë denoncoi faktin se ish-kryebashkiaku Shukri Xhelili nuk pranon të komunikojë as me qytetarët, por as me deputetët e kësaj zone./Oranews.tv/