Motra e diktatorit Kim Jong Un do jetë pasardhësja e tij

Lideri i Koresë Veriore Kim Jong Un do të emëroj motrën e tij 29-vjeçare si Ministre të Propagandës.  Kjo pritet të bëhet pas kongresit të parë të Partisë së Punës së Koresë që kur ata kanë lindur. Ndërkohë vetë Kim Yo Jong do të marrë rolin e ‘liderit suprem’. ‘Ajo është e vetmja të ciliës Kim Jong Un i beson dhe e mbron”, raporton Korea Times.Ndërkaq e motra e tij vetëm 29-vjeçe do të marrë një rol të rëndësishëm edhe në lidershipin e vendit.Kim Yo-Jong është vajza më e vogël e liderit të ndjerë Kim Jong II. Ajo ka lindur në vitin 1987 dhe është njeriu më i afërt i liderit Jong Un, që është vetëm 4 vjet më i madh se ajo. Të dy vëllezërit kanë jetuar dhe studiuar në Berne, në Zvicër në të njëjtën kohë.Së fundmi ajo është martuar me një festë të madhe në vend, me sekretarin e partisë, Choe Ryong-hae, sigurisht që me bekimin e të vëllait.Puna me të cilën Yo-Jong është marrë me mbrojtjen e imazhit të vëllait të saj, duke marrë një rol kyc në departamentin e propagandës së partisë në vitin 2014.Ajo menaxhon dhe kujdeset për të gjitha daljet publike të saj, përfshirë itineraret e tij dhe logjistikën, sikurse shërben edhe si këshilltare e tij politike.Ajo është parë dhe filmuar shumë pak herë përgjatë viteve të fundit, gjithnjë në krah të vëllait të saj. Fillimisht ajo është parë në funeralin e të attit në vitin 2011 dhe në zgjedhjet e vitit 2014. Në rast se lajmet për probleme shëndetësore të Kim Jong Un rezultojnë të vërteta, sipas Korea Times, 29-vjeçarja besohet të trashëgojë pushtetin.Yo-Jong përshkruhet si një vajzë e ëmbël dhe e këndshme, pavarësisht natyrës së punës së saj. Gjithsesi jeta e saj e vetmuar edhe në shkollë, tregon se edhe sot ajo nuk ka lidhje të forta me anëtarët e tjerë të familjes. Zyrtarët e shkollës së saj në Zvicër thonë se ajo ishte përgjatë të gjithë kohës e shoqëruar dhe e ruajtur me roje dhe kujdestarë. Gjatë asaj periudhe ajo ishte ftohur dhe menjëherë ishte dërguar në spital për kontroll total.