Refugjatët Sirianë që takuan Papën , gati për një jetë të re në Romë

Refugjatët sirianë që patën  fatin të udhëtojnë me avionin papal nga ishulli i Lesbos në Romë, kanë treguar për Reuters  impresionet e tyre për këtë takim unik me atin e shenjtë.Papa morri me vete tre familje nga Siria për në Romë më 16 prill, pasi vizitoi kampin e Idomenit në  kufi me Maqedoninë.Ndërsa kufijtë mes dy vendeve vijojnë të mbeten të mbyllur, Papa Franceksu në mënyrë simbolike morri me vete në Romë, në bordin e avionit të tij privat, 12 refugjatë, pasi qëndroi në ishullin  e emigrantwve  gati pwr 5 orw.Për Nour Essa, një nga refugjatët që udhëtuan në Romë me Papën, vendimi i atit të shenjtë ishte i papritur, ishte shokues por edhe një lajm i bukur."Ai na pyeti, do të donit të shkonit në Itali? Jeni gati? Avioni juaj do të niset nesër me Papën. Jeni gati? Dhe ne u shokuam, për çfarë po flet?" kujton Essa, teksa ulet pranë një gardhi me bashkëshortin e saj Hasan Zaheda dhe djalin 2-vjeç Riad."Ne u shokuam. U shokuam vërtet shumë. Prit një minutë, duhet të mendohemi. Vetëm një minutë. Dhe më pas na thanë që duhet të na jepni një përgjigje nesër nëse doni të shkoni në Itali apo jo. Do të ikni me të njëjtin  avion që do udhëtojë edhe Papa. Më pas ne i thamë “po  do të vimë" tregon 30-vjeçarja në një intervistë për Reuters, teksa ajo dhe bashkëshorti i saj janë gati të nisin edhe shkollën, për të mësuar gjuhën Italiane.Hasan tregon se gruaja e tij donte të shkonin në Francë sepse atje ajo kishte miqtë e saj.Por orët kaluan. Ishte ora 9 e mbrëmjes. U nisën dhe e gjetën veten bashkë me disa refugjatë të tjerë, 9 të tjerë, të gjithë muslimanë, në bordin e avionit papal rrugës për në Romë.Për disa prej tyre, mes tyre edhe për Hasan, kjo ishte hera e parë që udhëtonin me avion."Kjo ishte hera ime e parë dhe pata fatin të udhëtoj me Papën" thotë ai.Kjo ndihmë në shenjë simbolike e Papa Franceskut ishte vendosur një javë më parë. Vatikani do të jepte në këtë mënyrë ndihmën  e tij për refugjatët në bashkëpunim me donatorët e Kishës Katolike dhe një grup për paqe, të cilët u morrën edhe me detajet e udhëtimit, përfshirë edhe strehimin e refugjatëve më pas në Romë. Vatikani, zyrtarët italianë dhe grekë, u betuan për fshehtësi.Familjet  që u përzgjodhën vetëm orët e fundit iu kërkuan dokumentat, në mënyrë që sapo të mbërrinin në Itali, të regjistroheshin në zyrat e pritjes.Të përzgjedhurit u skanuan në detaje nga autoritetet greke dhe nga agjencia për mbrojtjen e kufijve të BE, Frontex.Essa, një mikrobiologe dhe Zaheda, me profesion dizajner, jetonin 35 km larg Damaskut. Shtëpia e tyre ishte shkatërruar nga luftimet e bombardimet mes forcave ushtarake të presidentit bashar Al Assad dhe ushtrisë për lirinë e Sirisë.Essa thotë se ajo dhe familja e saj ishin të ndërgjegjshëm për rrezikun me të cilin ata do të përballeshin nëse largoheshin nga shtëpia por sërish vendosën të ikin."Më në fund po, vendosëm të ikim sepse nuk kishim asnjë zgjedhje tjetër. Kishim dëgjuar lajmet se kufijtë ishin mbyllur. Në të njëjtën kohë tentonim të kalonim kufijtë dhe dimri na e vështirësoi punën" thotë ajo.Pasi të mësojnë gjuhën italiane, çifti Zahedi shpreson që të gjejnë punë dhe do të nisin jetën nga e para. Ata ndajnë sot disa apartamente të vogla bashkë me disa refugjatë të tjerë.Falë kësaj mundësie, Essa thotë se falenderon atin e shenjtë sepse po i jep mundësinë që djali i tyre Riad të nisë një jetë si gjithë të tjerët, në paqe."Duam ti themi Papës faleminderit, 1 mijë herë falemdinerit që na shpëtuat  dhe na dhatë një mundësi për të jetuar. Flm që ndryshuat  jetën e fëmijës tim. Faleminderit  që na dhatë mundësinë që ti ofrojmë atij një të ardhme të bukur. Ju jeni një njeri shumë i mirë, ne ju vlerësojmë shumë, vlerësojmë lutjet tuaja për refugjatët. Ju jeni shumë më i mirë se liderët tanë arabë apo burrat tanë muslimanë" tha ajo.Papa Francesku i ka mbrojtur vazhdimisht refugjatët dhe i ka kërkuar edhe kishave katolike në mbarë Europën që t’i ndihmojnë emigrantët, t’i mirëpresin dhe t’i strehojnë.