Histroriani vret veten në Notre-Dame de Paris

Qindra turistë në katedralen e “Notre-Dame” në Paris u bënë dëshmitarë të një vrasje të rëndë gjatë ditës së hënë. Bëhet fjalë për historianin e njohur në France, Dominique Venner, i cili ka vrarë veten me arme zjarri para turisteve në katedralen e famshme raportoi policia franceze.78 vjeçari rreth ores 16:00 të mbasdites së djeshme ka arritur para altarit të katedrales “Notre Dame” ku ka nxjerre armën dhe ka qëlluar në gojë.Historiani ishte mbështetës i krahut të djathtë politik, ndërsa besohet se ky akt ishte një protestë ndaj ligjit për miratimin e martesave brenda  tw njëjtws gjini.Kohët e fundit Vernner ka qënë i përfshirë në një fushatë të ashpër kundër  vendimit të qeverisë për të legalizuar martesat mes homoseksualëve, ligj ky i cili u nënshrkua para nje jave nga presidenti, Francois Hollande.Autoritetet franceze bëjnë të ditur se Vernner nuk kishte lënë asnjë deklaratë përpara se të vriste veten, edhe pse është gjetur pranë trupit të tij një shënim, të cilin policia nuk bëri të ditur përmbajtjen e saj.Historiani ishte fitues i nje prej cmimeve me te rëndësishme të Akademisë franceze, ka qënë gjithashtu një ish-anëtar i Organizatës së Fshehtë të Ushtrisë (OAS), e cila kundërshton pavarësinë e algjeriane në fillim të viteve 1960 dhe u përpoq për të vrarë Charles de Gaulle.