Samit SHBA-Kinë në qershor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2013, 12:34
Presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës do të mbajnë samitin e tyre të parë në qershor, në Kaliforni, kanë njoftuar të dyja palët.Barack Obama dhe Xi Jinping do të takohen në datat 7 dhe 8 qershor në një rezidencë në Rancho Mirage, thuhet në një komunikatë të institucioneve amerikane.Mes temave të bisedimeve ka gjasa të jenë çështja e Koresë së Veriut, spiunazhi kibernetik, tensionet në detin e Kinës së Jugut dhe Siria.Takimi do të jetë i pari mes dy presidentëve që kur zoti Xi u zgjodh kryetar shteti i Kinës në muajin mars. Presidenti 61-vjeçar e zhvilloi vizitën e tij të parë jashtë vendit në Rusi, për të vazhduar më pas në tre vende afrikane.“