58-vjeçari vetëvritet me pistoletë në banesë, shkak gjendja e rënduar psikologjike

Një 58-vjeçar në Durrës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:20 të mbrëmjes së sotme në fshatin Arapaj, ku shtetasi me inicialet Y. O është vetëvrarë me pistoletë në banesën e tij.Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë gjendja e tij e rënduar psikologjike.Specialistët për Krimet po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.