Indiani 30 orë në burg, e denoncuan si terrorist nga mjekra dhe shamia

Kjo shami e lidhur përreth kokës dhe mustaqet me mjekrën e gjatë të lëshuar poshtë i kushtuan jo pak, por 30 orë burg këtij burri në foto.Nën panikun e hapur nga sulmet terroriste të militantëve të Shtetit Islamik, të cilit identifikohen pikërisht me karakteristikat më lart, ky shtetas indian u bë viktimë e një keqkuptimi.Daljeet Singh, nga rajoni Punjab i Indisë po udhëtonte me autobus në 21 shkurt, kur një pasagjere e kishte denoncuar se po sillej në mënyrë të çuditshme.Ai kishte leje të rregullt qëndrimi në SHBA dhe si ndjekës i besimit Sikh nuk i kishte hequr asnjëherë as mjekrën dhe as shaminë mbi kokë.Sipas denoncimit të bërë, gruaja që ishte pasagjere ne autobus e kishte dëgjuar Singh duke folur gjuhën Punjabi me një burrë tjetër në autobus dhe kishte pretenduar se po flisnin për veprime terroriste.Në deklaratën e saj, gruaja pretendonte se dy burrat flisnin arabisht dhe se njëri prej tyre kishte përmendur fjalën “bombë”.Si rezultat Daljeet Singh dhe Mohammed Chotri, ky i fundit një emigrant nga Pakistani, u arrestuan në Amarillo të Teksasit, ku kaluan rreth 30 orë në Qendrën e Paraburgimit në Potter County. Ishin dy pasagjerë që i bllokuan në autobus, derisa i morën autoritetet.Por autoritetet policore nuk gjetën bombë në autobus dhe Chotri dhe Singh u liruan nga akuzat  pasi u intervistuan nga FBI-ja nëpërmjet një përkthyesi Punjabi.I vetmi krim i kryer ishte se shtetasi indian mbante një shami në kokë, kishte mjekër dhe po fliste në një gjuhë tjetër me një burrë në autobus.Koalicioni i besimit sikh ka punuar me Singh, i cili flet dhe kupton shumë pak anglisht, të ngrejë një padi kundër gruas, e identifikuar si Tianna Lynn.Padia e cilëson incidentin si  një rast i 'profilizimit racor, etnik e fetar "- dhe pretendon se gruaja me  vetëdije dhe" keqdashje "ka paraqitur një raport të rremë në polici.[caption id="attachment_736347" align="alignnone" width="605"]sdg Daljeet Singh[/caption][caption id="attachment_736348" align="alignnone" width="306"]33B62A3600000578-3568067-image-m-11_1462109430933 Mohammed Chotri[/caption]