Aksidentohet George Michael
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2013, 15:51
Këngëtari George Michael është transportuar nga ajri për në spital me një goditje në kokë, për shkak të një përplasjeje me makinë në autostradën M1 në Hertfordshire.Ish-ylli i grupit Wham, 49-vjeçari Michael ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që një zëdhënës i tij konfirmoi aksidentin, por theksoi se këngëtari ka vetëm gërvishtje sipërfaqësore dhe ishte në formë të mirë.Michael ishte pasagjer në një Range Rover kur u përplas, por aksidenti duhet të ketë ndodhur me ndonjë mur mbrojtës, pasi thuhet se nuk ka makina të tjera të përfshira.Megjithatë në detajet për aksidentin, policia ka sqaruar se seksioni i autostradës ka qëndruar i mbyllur për më shumë se 1 orë, pas përplasjes dhe se i plagosuri ka plagë në kokë.