Protestohet për 1 majin në Kosovë: Bizneset i trajtojnë punëtorët si skllevër modern

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, një grup të rinjsh kosovarë kanë protestuar përpara ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar respektimin e të drejtave të punëtorëve. Ata mbajtën në duar pankarta teksa theksuan se Qeveria duhet të ketë një rol më të madh për të garantuar mirëqënien e punëtorëve. Numri i protestuesve në këtë tubim nuk ka qënë mjaft i lartë, por të rinjtë u shprehën se kjo protestë ka vlerë simbolike.Një grup të rinj nga Kosova kanë marshuar gjatë ditës së sotme në shenjë proteste në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Ata kanë ecur përgjatë sheshit 'Zahir Pajaziti' në drejtim të godinës së Qeverisë së Kosovës.Protestuesit mbajtën në duar pankarta ku kërkonin respektimin e të drejtave të punëtorëve.Gjatë fjalës së tyre të rinjtë fajësuan Qeverinë për situatën e krijuar, teksa u shprehën se kjo protestë ka për qëllimin ndërgjegjësimin në lidhje me respektimin e të drejtave të punëtorëve.Numri i protestuesve në këtë tubim nuk ka qenë mjaft i lartë, por të rinjtë u shprehën se kjo protestë ka vlerë simbolike.I pranishëm në këtë marshim ka qenë edhe nënkryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini, i cili tha se po protestonte në mënyrë personale dhe jo në emër të grupimit të Sindikatave.