Ja momenti kur policia rrethon banesën, largohen autorët e grabitjes

Ky është momenti kur forcat e policisë dhe ato të FNSH mbërritën në banesën e biznesmenit Saba Rashketa, pas njoftimit nga banorë të pallatit për grabitje.Policia mbajti të rrethuar për rreth 30 minuta banesën, pasi dyshonte se brenda saj ndodheshin autorët e grabitjes.Në video shfaqet dhe biznesmeni Rashketa, i cili orienton policinë.Pasi hynë në apartament, i cili ndodhej në katin e tretë të pallatit në zonën e njohur si “Sahati” pranë godinës universitare,forcat e policisë konstatuan se në banesë nuk kishte hyrë njeri.Policia po merr në pyetje biznesmenin 58-vjeçar dhe fqinjët që sinjalizuan për grabitjen.HetimetBlutë shoqëruan në Komisariat dhe një person, të dyshuar si bashkëpunëtor i grabitësve, por nga dëshmia e marrë mësohet se nuk ka asnjë provë që ky person të jetë i përfshirë në ngjarje.Nga dëshmia e pronarit të banesës mësohet se në momentin e ngjarjes nuk ka qenë asnjë person në banesë.  Saba Rashketa ka mbërritur në banesën e tij vetëm pasi është njoftuar për ngjarjen.Sakaq pas kontrollit të apartaementit, Rashketa ka konfirmuar se grabitësit nuk kanë arritur të marrin asgjë.Deri tani policia nuk ka mundur të bjerë në gjurmë të grabitësve.Edhe pamjet filmike të marra nga kamerat e  subjekteve përreth mësohet se janë të turbullta dhe nga larg, çfarë bën të pamundur identifikimin e tyre.Dëshmia e fqinjve si dhe provat e grumbullura në vendngjarje, kryesisht gjurmët që ata mund të kenë lënë në portën kryesore të apartamentit, pritet ti japin një dorë të fortë policisë për të identifikuar autorët.https://youtu.be/qa0NxYcE6pY[caption id="attachment_736242" align="alignnone" width="605"]saba rreshketa Ne foto: Biznesmeni, Saba Rashketa, te cilit iu tentua tju grabiste banesa ne Shkoder[/caption][caption id="attachment_736252" align="alignnone" width="605"]fgj Ne foto: Policia rrethon vendin ku u tentua grabitja e baneses se biznesmenit[/caption][caption id="attachment_736253" align="alignnone" width="605"]hj Ne foto: Policia rrethon vendin ku u tentua grabitja e baneses se biznesmenit[/caption][caption id="attachment_736254" align="alignnone" width="605"]dfhj Ne foto: Policia rrethon vendin ku u tentua grabitja e baneses se biznesmenit[/caption]