Arrestohen dy vëllezër akuzohen për tentativë grabitjeje të 10 mln lekëve
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për vjedhje të mbetur në tentativë.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kanë finalizuar me sukses operacionin "Skafandra", duke arrestuar shtetasit Marian dhe Albert Gjonpalaj, 31 dhe 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Policia thotë se dy të arrestuarit me datë 7 prill 2016 në rrugën dytësore “Llazi Miho” kanë tentuar ti vjedhin shtetasit E. Alushi një shumë monetare prej 10 milionë lekësh ndërkohë që ky i fundit po depozitonte shumën në një bankë të nivelit të dytë.
Falë punës së Specialistëve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 u bë i mundur identifikimi dhe kapja e atorëve të kësaj vepre penale.
Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentative.