Stafa shpreh rezerva: Disa individë “zgjohen” pranë PD vetëm para zgjedhjeve

Kreu i degës së PD-së në Durrës, Osman Stafa, shpreh rezervat e tij në lidhje me vendimin e Kryesisë për riorganizimin e Partisë. Në një intervistë për Ora News, Stafa thotë se për vendimin nuk ka patur kordinim mes qendrës dhe bazës, ndërsa shpreh rezerva për faktin se në prag zgjedhjesh gjithnjë "zgjohen" disa individë që kërkojnë thjesht të kenë një post pas tyre.Vendimi i Kryesisë së PD për riorganizimin e degëve të saj ka sjellë reagimin e kreut të kësaj partie në Durrës, Osman Stafa.Në një intervistë për Ora News ai thotë se nuk ka patur një koordinim për këtë vendim mes qendrës dhe bazës.Stafa: Me degën e Durrësit nuk ka pasur një bashkërendim të tillë. Më vjen keq sepse Sekretari i Përgjithshëm apo Sekretari Organizativ do të ishte mirë të ishte pjesë e konsultimit me strukturat e PD, dega Durrës. Për fatin e keq mund të kenë rreth 2 vjet që nuk kanë ardhur kurrë për të qenë pjesë e bashkëpunimit dhe organizimit për një punë sa më të mirë që opozita dhe qytetarët durrsakë të përfaqësoheshin në bllok për ndryshimet e mëdha që presin shqiptarët përballë kësaj situate.Osman Stafa thotë se sa herë afrohen zgjedhjet ka individë që shfaqen afër PD për të përfituar, ndërsa nuk vlerësohen ata që kanë dhënë kontribut ndër vite.Stafa: Gjej rastin për një kujtesë për individë dhe persona të caktuar, të cilët zgjohen dhe ofrohen afër partisë sa herë ka zgjedhje për të marrë një pozicion dhe sa herë fryn erë pushteti për të marrë një vend pune.Vendimi u mor pak ditë më parë në Kryesinë e Partisë Demokratike, sipas të cilit në 35 degë do të ketë zgjedhje, ndërsa do të shtohen 14 degë të reja.Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lajmëroi një ristrukturim të thellë me qëllim përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Riorganzimi i Partisë Demokratike pritet të përfundojë për rreth dy muaj.