4 hajdutë hynë për të grabitur banesën e një biznesmeni, i arratisen policisë
Në mes të ditës dhe pak metra larg qendrës së Shkodrës, 4 persona të maskuar dhe të armatosur tentuan të grabisin banesën e biznesmenit Sabah Rrashketa.Ka qenë ora 12:45 minuta kur 4 personat në fjalë janë ngjitur në katin e tretë të pallatit në lagjen “Vasil Shanto”, zona e njohur ndryshe si “Sahati”.Të informuar se në banesë nuk ndodhej njeri, ata kanë tentuar të hapin me forcë derën e blinduar, duke thyer njërën nga bravat.Zhurma e krijuar ka shqetësuar banorët, të cilët pasi kanë pikasur se nuk ishin të zotët e shtëpisë, por persona të maskuar që po bënin hapjen me forcë të derës, kanë njoftuar policinë.Kjo e fundit është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe sapo i është afruar zonës, 4 autorët kanë dëgjuar zhurmat e sirenave të policisë dhe janë larguar me shpejtësi nga krahu tjetër i rrugës, duke mos arritur të hyjnë në banesë, e duke i shpëtuar policisë.Në pak minuta zona është rrethuar nga efektivët e komisariatit verior dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ku banorëve ju është kërkuar të mos dalin nga shtëpitë, ndërsa autorëve u është bërë thirrje të dorëzohen.Policia nuk ishte në dijeni se ata ishin larguar dhe për 30 minuta ka mbajtur të rrethuar pallatin, deri në një moment kur është siguruar se në banesë nuk gjendej asnjeri.Menjeherë forcat speciale dhe ekspertët janë ngjitur në katin e tretë ku ndodhej hyrja që biznesmeni Rrashketa kishte me qera dhe kanë bërë hapjen e deres kryesore, ku është konstatuar se nuk ndodhej njeri brenda dhe 4 grabitësit nuk kishin arritur të kryenin misionin për të cilin ishin nisur.Tashmë policia ka marrë në pyetje vetë pronarin 58 -vjeçar Sabah Rrashketa dhe fqinjët e këtij të fundit të cilët ishin të parët që sinjalizuan policinë.Gjithashtu në komisariat është shoqëruar edhe një person që ndodhej pranë vendit të ngjarjes dhe dyshohet se mund të ketë dijeni apo lidhje me autorët e larguar në drejtim të paditur.Të pakta janë deri më tani informacionet e grumbulluara dhe për policinë nuk ka asnjë të dhënë lidhur me identitetin e 4 grabitësve që vijojnë të jenë të lirë.Dyshohet se ata janë një grup i mirëstrukturuar që ka vepruar edhe më herët në vjedhjen e banesave në Shkodër, denoncimet për të cilat janë rritur muajt e fundit, e që policia nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tyre.Autorët dyshohet se ishin të armatosurNë pyetje janë marrë edhe banorët e lagjes, të cilët kanë deklaruar se autorët që tentuan të kryenin grabitjen kanë qenë të armatosur.4 autoret dyshohet se kane lidhje edhe me disa grabitje te tjera4 personat dyshohet se janë një grup i strukturuar i grabitjeve në qytetin e Shkodrës. Kohët e fundit janë realizuar disa grabitje, të cilët dyshohet se kanë lidhje me këta persona.[caption id="attachment_736242" align="alignnone" width="605"]
Ne foto: Biznesmeni, Saba Rashketa, te cilit iu tentua tju grabiste banesa ne Shkoder[/caption][caption id="attachment_736243" align="alignnone" width="605"]
Ne foto: Biznesmeni, Saba Rashketa, te cilit iu tentua tju grabiste banesa ne Shkoder[/caption][caption id="attachment_736254" align="alignnone" width="605"]
Ne foto: Policia rrethon vendin ku u tentua grabitja e baneses se biznesmenit[/caption][caption id="attachment_736253" align="alignnone" width="605"]
Ne foto: Policia rrethon vendin ku u tentua grabitja e baneses se biznesmenit[/caption][caption id="attachment_736252" align="alignnone" width="605"]
Ne foto: Policia rrethon vendin ku u tentua grabitja e baneses se biznesmenit[/caption][caption id="attachment_736235" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Biznesmeni, Saba Rashketa, te cilit iu tentua tju grabiste banesa ne Shkoder[/caption][caption id="attachment_736200" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti i arrestimit te bashkepunetorit te 4 hajduteve[/caption][caption id="attachment_736199" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti i arrestimit te bashkepunetorit te 4 hajduteve[/caption]
https://www.youtube.com/watch?v=iPvMmywBSmshttps://www.youtube.com/watch?v=BXHBIh1WFf4