Arrestohet 43-vjeçari, u kap me automatik dhe municione luftarake
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 43-vjeçar pasi u kap me një automatik dhe me municione luftarake.“Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Agron Hoxha, 43 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, gjatë ditës së djeshme, pasi në afërsi të fshatit Banjë, grupi hetimor i ka gjetur një armë zjarri dhe municione luftarake. Nga veprimet e para hetimore, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip automatik model 56,kalibër 7.62 mm, 58 copë fishekë model 56,kalibër 7.62 mm”, sqaron policia.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e minicionit” parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.
/Oranews.tv/