Velipojë, makina bie në ujërat e hidrovorit, humb jetën 23 vjeçari

Një aksident i rëndë i ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dieles i mori jetën Elsid Levës 23 vjeç nga Shkodra. Ai ka qënë duke udhëtuar me automjetin e tij kur në vendin e quajtur “Vilu” tek Hidrovori në Velipojë ka humbur kontrollin duke përfunduar në ujrat e këtij kanali.Automjeti tip Benz me targë AA 325 DH është zhytur në këto ujrat, duke i shkaktuar plagë të rënda 23 vjeçarit Leva, ku megjithë ndërhyrjen e shpejtë të bluzave të bardha dhe policisë, ai nuk arriti të mbijetonte duke ndërruar jetë rrugës për në spital.Fatkeqësisht aksidentet në rrugën e Velipojës janë të shpeshta dhe vetëm një javë më parë një fëmijë 10 vjeçar humbi jetën, rrugës teksa po shkonte në shkollë. Vetë banorët pranojnë se shkak është cilësia e rrugës dhe mangësia e sinjalistikës.Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë, ku sipas hetimeve të para dyshohet të ketë qënë pakujdesia dhe shpejtësia tej normave.[caption id="attachment_736064" align="alignnone" width="380"]Elsid Leva Ne foto: Viktima e aksidentit, Elsid Leva[/caption][caption id="attachment_736018" align="alignnone" width="640"]makina12 Ne foto: Makina e aksidentuar[/caption][caption id="attachment_736014" align="alignnone" width="640"]aksidenti2 Vendi ku ndodhi aksidenti[/caption][caption id="attachment_736013" align="alignnone" width="640"]aksidenti3 Vendi ku ndodhi aksidenti[/caption]vendi aksidwentit34555555555555/Oranews.tv/