Çifti shqiptar nervoz gjatë kontrollit policor, karabinierët i gjejnë 15 kg marijuanë

Dy shqiptarë u arrestuan në Itali, pasi në makinën e tyre u gjet një sasi lënde narkotike. Mediat italiane shkruajnë se Selda Sheqi, 36 vjeç, dhe Sokol Muça, 46 vjeç, u vunë në pranga në Laveno, pasi në makinën e tyre u gjetën 15 kg marijuanë.Mediat thonë se dy shqiptarët  kanë shfaqur shenja nervozizmi gjatë një kontrolli rutinë të policisë italiane. Kjo ka bërë që karabinierët të bëjnë një kërkim të detajuar, çka ka çuar në zbulimin e 7 pakove me lëndë narkotike.Policia po heton lidhur me persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës./Oranews.tv/