Pashkët në Rusi, në Katedralen e Moskës, Putin dhe Medvedev
Në Rusi, mesha e pashkëve u mbajt në Katedralen e Moskës dhe u drejtua nga patriarku Kirill, në një ceremoni ku morën pjesë mjaft emra të njohur të politikës përfshirë Presidentin Vladimir Putin, Kryeministrin Dimitry Medvedev, e shumë të tjerë. Zjarri i shenjtë i Jeruzalemit mbërriti në Katedralen e Moskës mbrëmjen e së Shtunës dhe pritet të shpërndahet në të gjithë kishat e tjera.Festa u pashkëve është festua edhe nga miliona besimtarë rusë. Mesha kryesore në Rusi, u zhvillua në katedralen e Moskës dhe u drejtua nga partiarku, Kirill. Zjarri i shenjtë nga Jeruzalemi mbërriti në Moskë në orët e fundit të mbrëmjes së djeshme dhe u mbajt nga priftërinjtë pasi patriarku anonçoi ringjalljen e Krishtit.Në ceremoni morën pjesë edhe drejtuesit më të lartë të qeverisë, përfshirë Presidentin Vladimir Putin, Kryeministrin Dimitry Medvedev, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Svetlana si dhe Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin.Zjarri i shenjtë i Jeruzalemin tradionalisht vjen për herë të parë në Katedralen e Moskës, e më pas shpërndahet në të gjithë kishat e tjera./Oranews.tv/