Basha: Do të nxisim dhe subvencionojmë bizneset që hapin vende pune për të rinjtë

Kreu i PD , Lulzim Basha në një bashkëbisedim me të rinjtë e Vorës tha se papunësia tek të rinjtë llogaritet rreth 40%. Nisur nga ky fakt PD - tha Basha ka planifikuar të ketë një mbështetje të veçantë nga buxheti për kompani të cilat punësojnë të rinjtë.BashaNe do të ftojmë kompanitë më të mëdha të botës, do të financojmë ekspertët e tyre më të mirë për të orientuar degët e veçanta të teknologjisë së informacionit, degë të mësimdhënies dhe përgatitjes së kuadrove më të afte në mënyrë që ata të shërbejnë në parqe teknologjike që do të hapin këtu në Shqipëri. Natyrisht jo në kushtet e Shqipërisë së Shullazit, jo në kushtet e Shqipërisë së Arben Ahmetajt e të Edi Ramës e Ilir Metës por në kushtet e një Shqipërie që ofron regjimin më të favorshëm fiskal, sigurinë për të investuar, në kushtet e një qeverisje që subvencionon për çdo vend pune të ri që hapet për të rinjtë dhe të rejat shqiptare.Lulzim Basha tha se në zgjedhjet e ardhshme ka vendosur të sjellë një model të ri dhe standard të ri në politikën shqiptare.Basha: 49 kandidatë nga 140 kandidatët e ardhshëm do të zgjidhen me votën e drejtpërdrejtë nga radhët e rinisë demokrate. Ju do të nxirrni dhe evidentoni përmes gjykimit dhe votës tuaj, më të mirët ata që ju përfaqësojnë më së miri. Do të rreshtoni ata me denjësi në listën e betejës tonë të ardhshme që do të jetë lista e vlerave përballë listës së antivlerave. Do të jetë lista e besimit përballë listës së dëshpërimit. Do të jetë lista e shpresës përballë listës së zhgënjimit dhe depresionit.Duke u ndalur te arsimi Basha premtoi ulje të tarfiave për studentët./Oranews.tv/