Deklarata e të ardhurave, shtyhet deri më 3 maj afati për dorëzimin e formularëve

Shtyhet deri më 3 maj afati i dorëzimit të deklaratës vjetore të të ardhurave për të gjithë ata që kanë të ardhura më shumë se 2 milionë lekë në vit. Deri më tani kanë plotësuar formularët më shumë se 4300 persona, nga të cilët 689 janë shtetas të huaj, rezidentë në Shqipëri.Të gjithë personat që kanë të ardhura më shumë se 2 milionë lekë në vit kanë afat deri të martën për të bërë vetdeklarimin. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëjnë të ditur se është shtyrë deri më 3 maj afati i dorëzimit të deklaratave individuale vjetore, nga 30 prilli që ishtë afati.Burimet e mësipërme bëjnë të ditur gjithashtu, se deklarata është dorëzuar nga 4327 persona, nga të cilët 689 shtetas të huaj, rezidnetë në vendin tonë.Procesi i deklarimit të të ardhurave vjetore mbi 2 milionë lekë ka nisur rreth 4 vjet dhe konsiderohet një mënyrë për të ulur evazionin fiskal.Plotësimi i deklaratave individuale bëhet në mënyrë elektronike dhe kryesisht nga drejtues të lartë të administratës shtetërore ose të sektorit privat, pagat e të cilëve janë lehtësisht të verifikueshme. Kjo pasi në bazë të saj vendosen taksat për cdo familje.DEKLARIMET VJETORE TË TË ARDHURAVEShtetas shqiptarë 3638 personaShtetas të huaj 689 personaTotali 4327 persona