Besimtarët ortodoksë festojnë ringjalljen e Krishtit. Gëzuar Pashkët

Besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkët, ndërsa mesnatën e mbrëmshme kremtuan ngjalljen e Jezu Krishtit.Mijëra besimtarë ortodoksë u mblodhën mbrëmë në katedralen ortodokse "Ngjallja e Krishtit" në kryeqytet. ku kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas janullatos iuroi fillimisht në gjuhën shqipeJanullatos duke  u ndalur te  simbolika e pashkës, u kërkoi të gjithë të pranishmëve që të lënë pas mëkatin e përmes besimit të ndihmojnë veten dhe të tjerët për të përmirësuar sjelljen dhe jetën e tyre.Me qirinj në duar, drita e të cilëve simbolizon fitoren e jetës mbi vdekjen, besimtarët e shumtë ndoqën meshën e shenjtë.Dashuria, shpresa dhe miresia nuk duhen lënë të vdesin është mesazhi që përcjell kjo festë.Traditë e festes se pashkes janë vezët e kuqe. Pashkët festohen të dielën mbas hënës së parë të plotë të pranverës bazuar në kalendarin Julian.pashket pashket 2 pashket 1