5799 persona të vrarë nga bombardimet ruse në Siri

Të paktën 5,799 persona kanë humbur jetën në Siri që nga fillimi i bombardimeve të Rusisë.Të dhënat vijnë nga Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, duke deklaruar se 2,005 janë civilë, duke përfshirë 481 të mitur dhe 305 femra.Sulmet ajrore ruse kanë vrarë edhe 2.035 militantë të ISIS dhe 1.759 rebelë sirianë dhe pjesëtarë të frontit Al-Nusra, degë e Al Kaedës./Oranews.tv/