Shpërthim në një stacion policor, 1 i vdekur dhe 14 të plagosur

Një tjetër shpërthim me eksploziv ka tronditur Turqinë, teksa në qytetin Gaziantep të paktën të paktën një person ka humbur jetën, ndërkohë që 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ende nuk ka asnjë pistë zyrtare hetimi, por dyshohet se sulmi mund të jetë ndërmarrë nga militantët kurdë që kërkojnë autonominë e rajonit juglindor të vendit ose nga ekstremistët e Shtetit Islamik. Të mbijetuarit janë dërguar menjëherë në qëndrat spitalore që ndodhen përreth. Mjekët janë shprehur se disa prej të plagosurve janë në gjëndje të rëndë dhe se bilanci i viktimave mund të rritet.Të paktën një person ka humbur jetën, ndërkohë që 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi me ekzploziv që tronditi qytetin Gazientep të Turqisë.Autoritetet bëjnë me dije se viktima është një oficer policie. Sulmi ndodhi vetëm 10 kilometër larg kufirit me Sirinë, por ende nuk dihet se kush mund të kenë qenë autorët.Të plagosurit janë shoqëruar menjëherë në ambientet spitalore. Mjekët shprehen se bilanci i viktimave mund të rritet, pasi shumë prej të mbijetuarve kanë marrë plagë të rënda.Autoritetet kanë nisur menjëherë një hetim zyrtar për të zbuluar detaje rreth ngjarjes pasi ende nuk dihet nuk dihet se kush mund t'a ketë kryer këtë sulm.Shpërthimet me eksplozivë kanë qenë mjaft të shpeshta në Turqi dhe zakonisht janë ndërmarrë nga militantët kurdë që kërkojnë autonominë e rajonit juglindor të vendit si dhe nga ekstremistët e Shtetit Islamik.Vetëm katër ditë më parë, një sulm kamikaz vrau një person dhe plagosi dhjetëra të tjerë në qytetin turk të Bursas.Shpërthimi u mor menjëherë përsipër nga terroristët e Shtetit Islamik.Rajoni juglindor i vendit është karakterizuar nga destabiliteti gjatë muajve të fundit, për shkak të rebelëve kurdë.