Paketa mbështetëse, Ahmetaj: Fermereve do t'iu lejohen pagesat e vogla në cash

Qeveria do të miratojë javën e ardhshme një paketë mbështetëse për sektorin e bujqësisë. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi gjatë takimit me tatimorët dhe doganierët e Elbasanit se paketa që do të firmosë të marten, do të përmbajë lehtësi të procedurave për fermerët, siç është kryerja e pagesave të vogla në cash, një kërkesë kjo e bërë më herët edhe LSIJavën e ardhshme qeveria do t'i hapë dritën jeshile paketës mbështetesë për bujqësinë, në të cilën do të përfshihen edhe kërkesat e bëra më herët për këtë sektor nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi gjatë takimit me tatimorët dhe doganierët e Elbasanit se ndryshimet që do të miratohen parashikojnë lehtësimin e procedurave për fermerët.Ahmetaj: Diten e marte do te firmos ndryshimet ne paketen e re te bujqesise, te cilat i lejojne fermereve kryerjen e pagesave te vogla ne cash, kerkesen automatike ne sistemin e tatimeve per faturat kompjuterike, klasifikimin me risk zero te eksportuesve ne bujqesi te cilet do te perfitojne rimbursim automatik brenda 30 diteveKreu i Financave përsëriti angazhimin e qeverise se paketa fiskale e vitit të ardhshëm nuk do te kete ndryshime te taksave, por vetem thjeshtim procedurash dhe ftoi biznesin te jape sugjerimet e veta deri ne daten 20 qershor./Oranews.tv/