Vunë 29 mijë euro gjobë ndaj një shtetasi, gjykata lë në burg 2 autorët
Gjykata e Krimeve të Renda vendosi masën e sigurisë arrest me burg për dy të rinjtë R. A 18 vjeç dhe Luan Lama 19 vjeç, të cilët u arrestuan për gjobëvënie në vlerën e 29 mijë eurove ndaj shtetasit me iniciale E. B.Tre ditë më parë, në kuadër të operacionit të koduar Eklipsi, policia arrestoi dy të rinjtë, ndërsa, dy të tjerë u shpallën në kërkim.Tre dite më parë policia sqaroi se “këta shtetas prej një periudhe 5 mujore dyshohen se i kanë marrë të dëmtuarit E. B. me anë të dhunës dhe kanosjes një shumë prej 26.000 euro dhe po tentonin qe ti merrnin dhe një shumë tjetër prej 3000 euro”.Në momentin që këta shtetas po tentonin të merrnin shumën e parave është bërë kapja në flagrancë e tyre në rrugën e “Barrikadave”, në afërsi me shkollën e mesme të përgjithshme “Sami Frashëri”/Oranews.tv/