I riu shqiptar dëbohet për rrezikshmëri, jeton me familjen në Itali

Një 21 vjeçar shqiptar do të deportohet nga autoritetet italiane të Peruxhias në drejtim të Shqipërisë.Agjencia italiane e lajmeve ANSA, shkruan se i riu shqiptar jetonte bashkë me familjen në Castiglione del Lago që prej vitit 2004.Ai akuzohet për krime të ndryshme, në total 11 vepra penale, të kryera në zonën e Trasimeno-s.Për këtë arsye, Zyra e Emigracionit u ka kërkuar karabinierëve që të përgatisin urdhrin e dëbimit të të riut në Shqipëri për rrezikshmëri të lartë shoqërore.Shqiptari ishte drejtuesi i një bande të rinjsh që merreshin me vepra të ndryshme kriminale. /Ora News/