Opozita siriane i cilëson “krime lufte” sulmet në Aleppo

Opozita siriane i ka cilësuar si “krime lufte” sulmet e vazhdueshme të forcave qeveritare në qytetin Aleppo gjatë javës së fundit, duke lënë pas shumë viktima në radhët e cilëve.Avionë luftarakë dhe helikopterë qeveritar sulmuan veriun e qytetit edhe gjatë kësaj të shtune. Duke folur pas një takimi të koalicionit kombëtar sirian në Stamboll të Turqisë, lideri i këtij grupi, Anas Alabdah tha se Aleppo po përballet me sulme intensive dhe bombardime të egra.Ai shtoi se kjo është një fushatë sistematike. "Është e qartë se granatimet e pandërprera nga ajri të regjimit, përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. ta sulmuan objektet mjekësore, zona banimi dhe një qendër që furnizonte me bukë më shumë se 300 familje”, theksoi ai./Ora News/