Nesër hapet aeroporti i Brukselit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2016, 19:00
Rreth një muaj e gjysmë pas sulmeve terroriste në Bruksel, ditën e nesërme do të hapet pjesërisht aeroporti i Brukselit, përkatësisht zona e nisjeve të fluturimeveNë një komunikatë për media, menaxheri i aeroportit ka njoftuar se pas ceremonisë së rihapjes, pasagjerët e tri fluturimeve do të mund të nisen të dielën nga zona e nisjeve në aeroport.Dy kamikazë të lidhur me ISIS hodhën vetën në erë në atë zonë të aeroportit më 22 mars, ndërsa një sulmues i tretë vendosi një bombë të njëjtën ditë në stacionin e metrosë në kryeqytetin belg.