U kapën me 16 kg kanabis në makinë, arrestohen dy persona
Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi në makinën e tyre u kapën me 16 kilogram kanabis sativa.Sipas policisë të arrestuarit janë shtetasit Klodian Çela dhe Fridol Kushova.Policia sqaron se këta shtetas janë kapur në flagrancë me një sasi lënde narkotike prej 15 kg dhe 954 granë. Droga ishte e ndarë në 6 qese dhe ishte e fshehur në makinën e tyre me targa AA 175 JT."Finalizimi i këtij operacioni u bë pas një hetimi disa mujor në bashkpunim me Komisariatin e Policisë Nr 1 Tiranë ku në rrugën 'Tish Daia" në automjetin me targë AA 175 JT shtetasit e lartëpërmendur janë kapur në flagrancë me një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa ku pas peshimit me peshoren elektronike rezultoi me peshë prej 15 kilogram e 954 gramë e ndarë në 6 qese plastmasi me njgjyrë të zezë .Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Klodian Çela i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materjale sasia prej 588.6 gramë lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa dhe 0.2 gramë lënde narkotike e dyshuar kokaine", sqaron policia.Provat materiale te sekuestruara gjate operacionit "FLASH 2" jane :Sasia prej 16 kilogramë e 546.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva.Sasia prej 0.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar "kokainë".3 Telefona celualare,1 automjet Tojota me targa AA 175 JT.Materialet proceduriale do ti dergohen prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per vepren penale te parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal "Prodhim dhe Shitje te narkotikeve ne bashkepunim" ne ngarkim te shtetasve Klodian Çela dhe Fradiol Kushova , te arrestuar ne flagrance./Oranews.tv/