Pashka ortodokse, besimtarët në Korçë kremtojnë të Premten e Zezë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2016, 22:50
Edhe në Korçë qindra besimtarë ortodoksë kremtuan të Premten e Zezë, ditë që simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq.
Ata bënë parakalimin tradicional në dy bulevardet kryesore të qytetit, ndërsa në sheshin para Katedrales "Ngjallja e Krishtit" janë bashkuar epitafet e dhjetë kishave që përshkuan bulevardin "Shën Gjergji", e ndaluan në në hyrje të parkut “Rinia”.
Parakalimi u shoqërua nga banda e qytetit që ekzekutoi marshe funebre.
Ceremonia e të premtes së zezë u udhëhoq nga Mitropoliti i Korçës, imzot Johani