Topi apelon për realizimin e reformës zgjedhore: Të mos deformohet vota si në 2013

Në 4 vjetorin e themelimit të Frymës së Re Demokratike, kreu i kësaj force politike, Bamir Topi apelon për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve me qëllim garantimin e një gare të ndershme.Në ceremoninë e rastit për këtë përvjetor, Topi tha se në zgjedhjet e vitit 2013, FRD u la qëllimisht jashtë parlamentit, ndërsa kërkon që të mos përsëritet e njëjta situatë në zgjedhjet e 2017.Topi: Fobia për këtë forcë të re politike. Me mbështetje të menjëhershme të gijotinës së Komisioneve politike të administrimit të zgjedhjeve duke lënë FRD në mënyrë të pamerituar jashtë institucionit të Parlamentit. E kam të pamundur të mos i kthehem nevojës për korrigjimin e ligjit të zgjedhjeve.Duke u kthyer pas në kohë, kur ishte në krye të shtetit, Topi tha se në dy fitet e fundit të ushtrimit të detyrës si President, pati presion nga mazhoranca e atëhershme. Ndaj, tha ai, u pa e nevojshme krijimi i një alternative të re politike.Topi: Është në fokus, në të drejtë çështja e reformës në drejtësi. Ne nuk mund të personifikojmë politikën dhe të ardhmen e Shqipërisë me karriera personale.Numri një i FRD, foli edhe për rëndësinë e reformës në drejtësi, duke i tërhequr veshin klasës politike për më shumë bashkëpunim.Topi: Unë dëshiroja të shkoja në jetën time si një inerci i jetës akademike, por pikërisht këtu gjeta një motivim shumë të fortë për t’iu rikthyer politikës, për të vazhduar kontributin tim në nevojën e forcimit të një politike të moralshme për të ndërtuar pikërisht atë që ne kemi pasur gjithmonë problem, fizionominë e shtetit.Të pranishëm në ceremoninë e 4 vjetorit të krijimit të FRD, ishin politikanë, Ambasadorë, si dhe kryeministri Edi Rama.topi