Agron Duka: Së shpejti Kongresi i partisë, do qëndrojmë në koalicion me PD
Partia Agrare Ambientaliste tashmë nën drejtimin e Agron Dukës do të mbledhë së shpejti Kongresin zgjedhor. Në studion e lajmeve të Ora News, Duka tha se në forum do të zgjidhen të gjitha strukturat drejtuese përfshirë dhe kryetari i PAA. Duka rikonfirmoi se PAA nën drejtimin e tij do të mbetet në koalicionin e djathtë, ndërsa në kampin përballë aktualisht sheh probleme, të cilat sipas tij deri në zgjedhje mund të sjellin edhe surpriza në koalicionet parazgjedhorePartia Agrare Ambientalistë pritet të mbajë së shpejti një Kongres zgjedhor për strukturat drejtuese. Agron Duka që sapo ka marrë drejtimin e PAA, deklaroi në studion e lajmeve të Ora News se në Kongres do të votohet edhe për KryetarinDuka: Së shpejti kur ta shohim të mundshme dhe jemi të gatshëm të bëjmë dhe një Kongres të PAA, ku do të bëhen edhe zgjedhjet e forumeve përfshirë edhe kryetarin, pavarësisht se unë jam zgjedhur nga Asambleja.Duka tha se PAA nën drejtimin e tij do të mbetet në koalicion me Partinë Demokratike dhe për zgjedhjet e ardhshme, ku beson dhe pret që e djathta të rikthehet në pushtet.Duka: Duke qenë natyrshëm me vota të djathta është normale që ne të jemi në aleancë me PD, por ajo që është kryesore nuk është kjo ana personale e imja, por është sepse fokusi kryesor i partisë sonë është bujqësia, zhvillimi rural, mjedisi etj, të cilat për mendimin tonë nuk është se janë përkrahur aq sa duhet dhe nuk janë mbajtur premtimet nga ana e PS. Kështu që ne normalisht jemi në aleancë me PD në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Në vlerësimin e Dukës, koalicioni qeverisës ka probleme tashmë të dukshme.Duka: Dihet që koalicioni ka problemet e veta, sespe shpesh herë ka mendime kontradiktore megjithëse janë në të njëjtën qeveri. Ka një gjuhë jo shumë konsensuale.A do te jëtë po ky koalicion përballë në zgjedhjet e ardhshme? Për Dukën mund të ketë edhe surpriza.Duka: Çdo gjë mund të ndodhë, mund të ketë surpriza të tilla, mund të ndodhë që LSI të dalë më vete dhe i ka të gjitha mundësitë të krijojë një pol të tretë, ose të jetë në aleancë me PS.Por Duka përjashton si surprizë një koalicion parazgjedhor PD-LSI.Duka: Parazgjedhor nuk besoj, ama koalicion paszgjedhor padyshim mund të ketë, është një gjë që ka ndodhur, nuk është ndonjë çudi e madhe.