Eurosong ndalon flamurin e Kosovës, renditet bashkë me atë të ISIS-t

Nëntë flamuj nuk do të lejohen që të valëviten gjatë spektaklit të Eurovizion.Fatkeqësisht, midis këtyre flamujve është edhe ai i Kosovës i cili renditet përkrah flamujve të tjerë, si ai i të ashtuquajturit Shteti Islamik, flamuri i Krimesë, i Qipros Veriore, si dhe i disa shteteve të tjera.Vendimi për të ndaluar flamuj të tillë është bërë nga organizatorët e spektaklit të përvitshëm të këngës, në të cilën marrin pjesë 42 shtete nga Britania e Madhe e deri në Izrael, nga Portugalia deri në Rusi.Organizatorët e Eurovizionit që zhvillohet këtë vit në Suedi, kanë publikuar rregullat e festivalit dhe udhëzimet përkatëse, shkelja e të cilave bën që të pranishmit të nxirren jashtë. Këtë vit, Rumania është përjashtuar nga festivali për shkak se transmetuesi publik atje nuk ka arritur të paguaj borxhet që nga ndaj Eurosong dhe rrjetit evropian të transmetuesve publikë EBU.

EUROVISION SONG CONTEST OFFICIAL FLAG POLICY by Anonymous pPe9isQYcS