Thaçi: Shumë shpejt liberalizimi i vizave, Kosova ka plotësuar kriteret
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2016, 13:44
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bën të ditur se lajmi për liberalizim të vizave do të vijë në ditët e ardhshme. Nëpërmjet një postimi në FB, Thaçi shprehet se Komisioni Europian ka konfirmuar se Kosova ka plotësuar kriteret
Thaçi në FB: Lajmi i mirë për liberalizimin e vizave do të vijë shumë shpejt. Komisioni Europian ka konfirmuar se Kosova ka plotësuar kriteret. Prandaj, jemi në pritje të këtij vendimi që do të vijë në ditët në vijim. Kemi mirëkuptim dhe respektojmë procedurat e brendshme të BE-së.
/Oranews.tv/