Rektori Koni dhe dekani Kule në prokurori: S' i njohim kërcënuesit
"Jemi kërcënuar nga tre persona të panjohur"- kjo ka qënë dëshmia që kanë dhënën sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda rektori i Universiteti të Tiranës, Mynyr Koni dhe ish-rektori Dhori Kule, duke mos përmendur si të përfshirë në këtë ngjarje, Emiljano Shullazin, vepër për të cilën policia e vuri në pranga pak ditë më parë.Tirane- Rektori i sapozgjedhur i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni dhe ish rektori Dhori Kule janë paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Krimeve te rënda për të dhënë deklarime ne lidhje me kercenimet që kanë marrë gjatë procesit të zgjedhjeve në Universitet.I pari ka mbërritur në Prokurori Kule, i cili eshte pyetur nga oficerët policise gjyqesore. Mësohet se ish rektori i ka qëndruar dëshmisë që ka dhënë në polici, duke thënë se nuk i njeh personat që i kërkuan të mos mbështeste kandidimin e Konit. Madje sipas tij kjo është edhe arsyeja që nuk ka bërë denoncim me emer në polici.Më pas, në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka mbërritur edhe Mynyr Koni, i cili u kërcënua për t'u tërhequr nga gara për rektor.Mësohet se edhe Koni ka mbajtur të njëjtin qëndrim duke pohuar se nuk i njeh personat që e kërcënuan. Më herët Koni ka dëshmuar në polici se disa dite para garës është ndaluar nga 3 persona që po udhëtonin me makine, të cilët i kanë kërkuar të hiqte dore nga kandidimi për rektor të Universitetit të Tiranes. Ai ka vënë në dijeni rektorin Dhori Kulen. Me pas edhe vete Kule është kërcënuar nga disa persona në ambientet e një hoteli të njohur. Ky rast është vetëm një nga episode ku Shullazi dyshohet se është i përfshirë, pasi dosja ndaj tij ka edhe disa akuza të tjera të rënda.[caption id="attachment_733973" align="alignnone" width="605"]
Ne foto: Dekani Dhori Kule[/caption]/Oranews.tv/