Pr/ligjet diskutohen pa opozitën, Vasili: Puna vullnetare ndihmon shoqërinë
Kuvendi ka nisur sot punimet pa praninë e opozitës, e cila ka deklaruar se do të bojkotojë punimet e Kuvendit për 10 ditë, pas dënimit të ish-kryeministrit Berisha.Punimet kanë nisur me diskutimin e projektigjit “Për punën vullnetare”, propozim i grupit parlamentar te Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI). Kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili, e cilësoi nismën për vullnetarizmin një nga më të dobishmet dhe që ndihmon në shëndoshjen e shoqërisë sonë.“Nisma e sotme, që vjen pas konsultimit me disa institucione ndërkombëtare, rregullon dhe vendos në shina ligjore një veprimtari, që në dy vitet e fundit ka shënuar një rritje të dukshme ne vend. Vullnetarizmi duhet konsideruar një aktivitet që ndihmon në shëndoshjen e shoqërisë dhe nxit angazhimin civil”, theksoi Vasili.Vasili tha se nisma orienton vullnetet e forcave më të mira të shoqërisë drejt një veprimtarie të devotshme duke larguar, vecanërisht të rinjtë, nga fenomenet negative.“Nisma duket minore por ajo mobilizon vullnetet e mijëra të rinjve tanë të orientohen në një veprimtari që është e rregulluar tashme me ligj”, tha Vasili.