Sulmohet spitali në Siri, vriten 27 pacientë
27 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Është ky bilanci tragjik që vjen pas një bombardimi ajror të koordinuar mbi një spital që ndodhej në qytetin sirian të Aleppos. Ende nuk dihet se kujt i përkisnin avionët bombardues, por dyshohet se kjo ishte një ofensivë e ushtrisë siriane. Bombardimi është dënuar nga organizata jo-fitimprurëse 'mjekët pa kufij', të cilët u shprehën se ky sulm ka lënë pa një qëndër shëndetsore mijëra banorë që jetojnë në zonën përreth.Një bombardim ajror i cili goditi një spital në qytetin sirian të Aleppos ka vrarë 27 persona, teksa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në radhët e viktimave përfshihen tre fëmijë dhe tre mjekë të spitalit.Mediat ndërkombëtare publikuan këto pamje në të cilat shfaqen forcat zjarrëfikse dhe qytetarë vendas teksa mundohen që të shpëtojnë të mbijetuarit.Ende nuk dihet se kujt i përkiste avioni bombardues teksa nuk ka asnjë komunikatë zyrtare. Mundësia më e madhe është që sulmi të jetë kryer nga forcat siriane, pasi Rusia ka tërhequr shumicën e avionëve të saj ushtarakë në Lindja e Mesme. Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara janë shprehur vazhdimisht se i kanë pezulluar sulmet ajrore për të rrespektuar marrëveshjen e armëpushimit që u arrit në Gjenevë.Bombardimi është dënuar ashpër nga organizata jo-fitim prurëse mjekët pa kufinj, të cilët u shprehën se një sulm i tillë ka lënë pa shërbim shëndetsor mijëra banorë që jetojnë në afërsi të zonës. Një qëndrim të njëjtë mbajti edhe i deleguari special i OKB-së për zgjidhjen e krizës së Sirisë, Staffan de Mistura. Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që palët t'i përmbahen akordit të arritur më herët për armëpushim.
/Oranews.tv/