Basha: Përfunduam programin elektoral, zgjidhje dhe jo si rrenat e Rilindjes
Partia Demokratike, ka mbledhur kryesinë nga ku ka startuar një proces i thellë riorganizmi në gjithë degët e vendit, në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në përfundim të mbledhjes, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se Partia Demokatike, ka një program real për zhvillimin e vendit, i cili sipas tij do të konsultohet në gjithë Shqipërinë me qytetaret.Basha: PD ka përfunduar programin një vit para zgjedhjeve duke shënuar një tjetër standard demokratike europian karshi qytetarëve shqiptarë. Zgjidhjet nuk lihen për në castin e fundit të zgjedhjeve sepse pastaj rezulton që të jenë rrëna, sic ishin rrena premtimet e rilindjes. Kjo sepse nuk ju dha mundësi shqiptarëve të diskutojnë zbatueshmërinë e këtyre premtimeve. Sot ne jemi në një diskutim të hapur me qytetarët dhe kjo do shtrihet në cdo lagje të qytetit. Çdo qytetar do të ketë mundësi të diskutojë me drejtuesit e PD për të nxjerrë vendin nga kriza. Kryesia i ka hapur rrugë thellimit të konsulitmit të alternativës së PD. Ky është vendim shumë i rëndësishëm. Zbatimi i tyre do të nisë menjëherë.Kryesia e Partisë Demokratike, ka përcaktuar dhe drejtuesit për organizimin zgjedhor, duke veçuar lëvizjen nga zonat tradicionale të disa eksponentëve të lartë. Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, do të drejtojë grupin e punës në Shkodër, deputeti Flamur Noka, do të mbuloje organzimin e Vlorës, drejtimi i procesit të ristrukturimit të Lezhës, i besohet Jemin Gjanes, Ridvan Bode është caktuar në Berat, ndërsa Genc Ruli në Korçë. Kjo ndarje sipas kryetarit Lulzim Basha, ka këtë qëllim.Lulzim Basha: “Janë pasur parasysh përvoja dhe mungesa të konfliktit të interesit”.Në kuadër të ristrukturimit, Partia Demokratike do t’i nënshtrohet një ristrukturimi të thellë në bazë. Nga 53 degë aktuale, ato do të shtohen në 67, kjo në funksion të mirë organizmit. Shtimi i degëve të reja, por dhe analiza post zgjedhjeve vendore të 2015-ës, ka bërë që në rreth 35 degë aktuale edhe pse kryetarët u zgjodhen vetëm 2 vite më parë të këtë sërish zgjedhje. Qarqet e medha do t’i nështrohen zgjedhjeve për kryetar duke sjellë dhe ndarjen e tyre në disa degë të reja. Procesit të ristrukturimit nuk do t’i shpëtojë dhe Tirana. Burime pranë kryesisë së Partisë Demokratike, bën me dije se nga 15 degë që ka, në 6 prej tyre do të ketë sërish zgjedhje për shkak se analiza e zgjedhjeve vendore ka evidentuar probleme në funksionimin e tyre.Degët në të cilat pritet të ketë zgjedhje, është dega 1 që aktualisht drejtohet nga Dilaver Laçi, dega numër 2 që drejtohet nga Albert Farruku, dega numër 3 që drejtohet nga Uran Metko, ajo numër 4 që drejtohet nga Ervin Goxhaj, dega numër 7 që drejtohet nga Lefter Gështenja, dhe dega 12, që drejtohet nga Arben Shkoza. Gjithashtu, kryesia ka diskutuar mbi propozimin për kuotën prej 35 për qind të të rinjve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si dhe ka emëruar dhe drejtuesit e disa departamenteve. Degët për të cilat do të votohet në TiranëDega nr.1- Aktualisht drejtohet nga Dilaver LaciDega Nr.2 Aktualisht drejtohet nga Albert FarrukuDega Nr.3 Aktualisht drejtohet nga Uran MetkoDega Nr.4 Aktualisht drejtohet nga Ervin GoxhajDega Nr.7 Aktualisht drejtohet nga Lefter GështenjaDega Nr.12 Aktualisht drejtohet nga Arben ShkozaDrejtuesit për organizimin zgjedhor të PD:TiraneEdi PalokaDurresArben ImamiShkoderArben RistaniKukesShrefedin ShehuLezheJemin GjanaGjirokasterTritan ShehuFierGenc PolloElbasanEdmond SpahoKorceGenc RuliVloreFlamur NokaDiberGent StrazimiriBeratRidvan Bode.Enkelejd AlibeajSekretar për rendin dhe sigurinë publikeArdian TurkuSekretar për pushtetin vendorGenti MalkoKryetar i departamentit të pronaveErvin SlianjiSekretar i aksionit qytetarShtohen degët e PartisëNga 53 degë aktualisht do të jenë 67Zgjedhje në disa degëNë 35 degë do rizgjidhen kryetarët/Oranews.tv/