Nard Ndoka: Dënimi i Berishës i padrejtë

Nard Ndoka ka qenë kundër dënimit të ish-kryeministrit Sali Berisha me 10 ditë përjashtim nga Parlamenti. Në fjalën e tij në Kuvend, Ndoka tha se propzimi i Berishës është një nismë ligjore që e ka të drejtë çdo deputet.Ndoka: Unë personakisht nuk mbahem një njeri që i bëj furce, nuk i kam berë berishës jo më këtë që është sot. Por ama kur dikush ka të vërtetë unëdua të jem me të vërtetën. Unë e kam kritikuar ballasi Berishën, por edhe e kam mbështetur kur ka pasur të drejtë dhe do ta bëj këtë në cdo moment. Është hera e parë që diskutoi për një nismë ligjore. Nismë e cila nuk kishte premis që ta përjashtojë  nga Kuvendit. Mund të ketë bërë edhe sjellje më të rënda se ajo. Nuk e di a keni dijeni, pro edhe parlamenti Italian ka në diskutim e sipër një një projekt ligj të tillë për mbrotjen e ligjhëruar. Pra nuk është një rast i shkëputur por është një rast unikal që ndodh në disa vende të BE ka ndodhur në SHBA, pra nuk është një hata e madhe kur një deputet bën një nismë të tillë. Keni gabuar të nderuar deputetë, habitem edhe me gabimin e  zotit Meta i cili tregon një lloj tolerance pavarësisht se e ka artificiale, por të paktën kur merr pjesë në një vendimmarje politike duhet të tregohet i vëmendshëm, tolerant dhe të bojkotonte votimin  apo atë moment kur ai kishte mundësi që mos bëhej pjesë e një gafë që i ka shkaktuar parlemtarizmit disa ditë pa opozitë, duke e ndëshkuar pa të drejtë ish-kryeministrin dhe ish-presidentin për një nismë ligjore.Braçe: Ndoka mua më vjen keq, ju jeni një demokrat Kristian dhe nuk kam hasur një kurrë një Kristian si ju dhe të flasë për armatosjen e popullsisë.Ndoka: Unë nuk thashë që jam pro asaj nisme.  Unë jam kundër dhe asnjëherë, megjithëse ma ka lejuar ligji nuk jam aramtosur si disa deputetë tuaj që e mbajnë akoma. Por unë jam pro nismave që deputetet e kanë të drejtë kushtetuese ta marrin.